Nisma godet KQZ’në: Rezultatet janë të fabrikuara, KQZ kontrabandoi votat nga Serbia

  • 07 November 2019 - 14:28
Nisma godet KQZ’në: Rezultatet janë të fabrikuara, KQZ kontrabandoi votat nga Serbia

Endrit Shala nga Nisma për Kosovën ka folur në konferencën për media të kësaj partie.

Aty Shala tha se KQZ ka shpallur rezultatet të fabrikuara.

“KQZ ka shpallur rezultate të fabrikuara, duke numëruar pako me zarfe që nuk dihet se ku e kanë origjinën, pako me zarfe të mbledhura diku në Serbi nga persona të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi”, ka thënë Shala.

Ai tutje tha se KQZ votat nga Serbia i ka kontrabanduar në QNR

“Votat nga Serbia ëë sjella në Kosovë nga persona të paautorizuar, KQZ i kontrabandoi në QNR duke i futur në rezultatet e përgjithshme”, tha Shala.

Shala u shpreh se me votat e rregullta në bazë të ligjeve në fuqi koalicioni NISMA-AKR-PD ka kaluar pragun

“Nisma dhe koalicioni ynë është mbi 5 % me votat e rregullta dhe sipas ligjit. Askush në një vend të lirë dhe demokratik nuk duhet që me veprime të paligjshme të ju marrë të drejtën e përfaqësimit të tyre në parlament 42 mijë qytetarëve”, deklaroi Shala.

(Kosova Sot Online)