Arrestohet 44-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë

  • 08 November 2019 - 10:25
Arrestohet 44-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj një 44 vjeçar të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë.

Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt ,kanë arritur që të identifikojnë personin H.H. njërin nga tre të dyshuarit për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë .

I dyshuari, H.H. (m/sh/k 44 vjeç) në bashkëpunim me dy persona të tjerë, më datën 04.11.2019, rreth orës 03:00 minuta, në fshatin Komogllavë,të maskuar kanë hy me forcë në lokalet e një firme dhe kanë vjedhur 1.130 euro para të metalta ,artikuj ushqimorë në vlerë 250 euro si dhe aparatin për numërimin e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale :

-një aparat për numërim të parave

-gjërat ushqimore të vjedhura në këtë firmë

-një maskë

Pas intervistimit , prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

(Kosova Sot Online )