Arrestohen dy persona në Prizren për organizim të paligjshëm bixhozit

  • 08 November 2019 - 12:07
Arrestohen dy persona në Prizren për organizim të paligjshëm bixhozit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme ka arrestuar pesë përsona dhe dy nga ta i ka dërguar në mbajtje pas kontrollimit të katër lokaleve në Prizren pas dyshimit për organizim të paligjshëm të skemave piramidale të bixhozit.

Gjatë kontrollimit të lokaleve lokaleve janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi: 3 (tri) kutia me 1561 zhitona të lojës Poker, 2(dy) kompjuterë Llap topa, 3(tri) shtëpiza të kompjuterëve, 7 (shtatë) telefona, një diviar, një printer për tiketa të bastoreve sportive, 16 (gjashtëmbëdhjetë) tiketa të bastoreve.

Lokalet janë mbyllur nga e inspektorët. Me vendim të prokurorit kujdestar,  dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)