Kishte mashtruar shtetasin amerikan se do t’ia shëroj gruan, sot merret vendimi për Burdushin

  • 08 November 2019 - 13:14
Kishte mashtruar shtetasin amerikan se do t’ia shëroj gruan, sot merret vendimi për Burdushin

Gjykata Themelore në Prizren, sot do të shpallë aktgjykimin për Hysri Peqanin, të akuzuar për mashtrim.

Në ora 14:00, jepet fjala përfundimtare për këtë rast, derisa Peqani akuzohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëme materiale e kishte mashtuar Qazim Pulatanin, shtetas amerikan.

Gjykata Themelore në Prizren, më 19 nëntor të vitit të kaluar, kishte marrë vendim që Burdushi të shpallet fajtor për këtë rast, për mashtrim dhe ishte dënuar me 1 vit burgim e 5000 mijë euro gjobë.

 Ndaj tij, gjykata kishte shqiptuar edhe dënimin plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Me pretendimin se aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë në shkelje të dispozitave ligjore, i akuzuari për mashtrim, Hysni Peqani, i njohur me emrin Burdushi, përmes mbrojtësve të tij, kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që rasti i tij të kthehet në rigjykim.

Në anën tjetër, prokuroria kishte kërkuar nga Apeli ashpërsimin e dënimit të shqiptuar ndaj Peqanit, me arsyetimin se i njëjti nuk është adekuat me peshën e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysni Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që ti fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitoj dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Qazim Pulatani shteas amerikan, duke i thënë se do t’ia shëroj bashkëshorten e cila vuan nga depresioni në kompensim të shumën prej 2000 euro.

Me këto veprime, Peqani akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

(Kosova Sot Online)