Fillon mbledhja e kryesisë së LDK-së

  • 08 November 2019 - 13:16
Fillon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Grupet punuese të LDK-së dhe VV-së, dje mbajtën raundin e fundit të bisedimeve teknike për harmonizimin e programit qeverisës.

Ndërsa sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhjen e kryesisë ku do të diskutohet përkitazi me ecurinë e këtyre bisedimeve.

Pas mbledhjes së kryesisë kryetari i saj Isa Mustafa do të mban një konferencë për media.

LDK – VV, dje u bë e ditur se kanë përfunduar harmonizimin e programit që ishte paraparë që të bëhej përmes grupeve punuese.

Pas takimit që u mbajt në Vetëvendosje, Avdullah Hoti tha se tashmë kanë mbetur takimet që do të mbahen në nivel të liderëve.

“Prej zhvillimit, ekonomik, arsimit shëndetësisë, kulturë, sport, politika sociale dhe për sa na përket neve kemi arritur t’i përmbyllim diskutimet tona, ne jemi të gatshëm këtë marrëveshje në formë të shkruar do ta dorëzojmë te kryetarët e partive që do të ulën, menjëherë pas certifikimit të rezultateve për të konkretizuar dhe për formalizuar këtë marrëveshje”, tha Hoti.

LDK e Vetëvendosje që nga dorëheqja e Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit kanë diskutuar për një koalicion të mundshëm fillimisht parazgjedhor. Pasi që një i tillë dështoi, të dy partitë arritën në dakordim se ai që fiton besimin e qytetarëve me 6 tetor duke dalë si më i votuari, do të udhëheq me qeverinë e ardhshme. Dje ndërkaq, u konfirmua nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve se si parti e parë radhitet VV-ja e Albin Kurtit.

VV e LDK janë pajtuar për tema të ndryshme, përfshirë këtu 12 ministri. Javën e ardhshme ndërkaq është paraparë të mbahet takimi në nivel të liderëve.

(Kosova Sot Online)