Gjendet i dekompozuar trupi i një mashkulli, dyshimet e para për vdekjen e 39-vjeçarit

  • 08 November 2019 - 17:15
Gjendet i dekompozuar trupi i një mashkulli, dyshimet e para për vdekjen e 39-vjeçarit

Gjendet një trup i pa jetë në Tiranë.

Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Policia e Tiranës bën me dije se nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. 

Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)