Dëshmitari i Speciales dhe ish agjenti i SHIK-ut i reagon Veselit: Ja frika juaj e madhe...

  • 08 November 2019 - 17:31
Dëshmitari i Speciales dhe ish agjenti i SHIK-ut i reagon Veselit: Ja frika juaj e madhe...

Kadri Veseli është ftuar nga Gjykata Speciale. E lidhur me këtë, dëshmitari i Gjykatës Speciale dhe ish-eprori i UÇK-së, Naim Miftari thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mbrohet nga profiterët e luftës, ata që nuk e shkrepën asnjë plumb ndaj ushtrisë dhe policisë serbe.

Miftari përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj gjithë atyre që e kanë keqpërdoru luftën dhe janë pasuruar pas saj.

Miftari akuzon gjeneralët për vjedhjen e parave të luftës dhe ata që vranë shumicën e komandantëve pas shpinës e disa edhe i futën në prita serbe.

Lexojeni shkrimin e Miftarit:

UÇK nuk mundet të mbrohet nga ata që kurrë gjatë tërë luftës por edhe gjatë jetës të tyre nuk kundërshtuan por edhe nuk shkrepen as edhe një plumb kundër ushtrisë apo policisë serbe, nuk mundet UÇK të mbrohet nga profiterat gjeneralët e larg luftës që vodhën parat e luftës, që perqan luftën, dhe vranë shumicën e komandantëve të luftës pas shpinës ose i futen në pritat Serbe. 

Keq përdoruesit e luftës dhunuesit e luftës dhe pas luftës, bashkëpunëtorët e UDB e miqtë e Serbisë, hajnat e milonerat e popullit ma të izoluar dhe ma të varfër në Evropë ndoshta edhe në bot nuk munden me mbrojt UÇK jo ju jeni turpi dhe berllogi i kombit ton që luftën e drejt të UÇK e deformuat për ti plotësuar teket e juaja të sëmura për para pushtet dhe seks gjithmonë duke bashkëpunuar edhe sot me armiqtë e popullit tonë!

Frika e juaj dhinqana nuk është se luftuat e bat namin nga Tirana, Zvicra kundra armikut ton shekullor Serbë dhe tash gjykata e padrejtë ndërkombëtare mundet me kinse me ju dënue për at "luftë" tujën, jo frika e juaj e vetme frika e vërtet është se ju për të ardhë në pushtet bashkëpunuat me po të njëjtin armik vratë eliminuat bashkë me Serbinë patriot, atdhetar, intelektualë dhe vratë shumicën e komandantëve real të luftës vratë vetëm shqiptar.

Frika e juaj e vërtet nga drejtësia është se mos po ju hjeket maska e juaj që e mbani dhe manë fund ky popull i joni i ngratë të ju shoh pa maska se kush jeni ju në te vërtet.

(Kosova Sot Online)