Amerika i kërkon Rusisë dhe regjimit të Assadit t’i ndërpresin luftimet në zonat civile në Siri

  • 08 November 2019 - 23:20
Amerika i kërkon Rusisë dhe regjimit të Assadit t’i ndërpresin luftimet në zonat civile në Siri

SHBA-ja i kërkoi sot qeverisë siriane dhe aleatit rus që të ndërpresin sulmet e tyre ajrore në veriperëndim të Sirisë.

Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se 12 persona ishin vrarë në dy ditë si pasojë e sulmeve në veriperëndim të vendit, që kanë prekur një shkollë dhe një maternitet. 

“Incidentet e fundit të sinjalizuara japin një skemë të qartë të sulmeve kundër infrastrukturave dhe civilëve nga forcat ruse dhe siriane”, deklaroi Morgan Ortagus, zëdhënëse e departamentit amerikan të Shtetit.

“Ne i kërkojmë Rusisë dhe regjimit të Bachar al- Assad të zgjidhin këtë konflikt nëpërmjet një procesi politik të lehtësuar nga OKB dhe të ndërpresin luftën në zonat civile”, theksoi ajo në një komunikatë.

(Kosova Sot Online)