Zbulohet karriera kriminale: Dardan Sejdiu njeriu i SHIK-ut, Shpend Ahmeti...

  • 09 November 2019 - 07:31
Zbulohet karriera kriminale: Dardan Sejdiu njeriu i SHIK-ut, Shpend Ahmeti...

“Dardan Sejdiu edhe para se të bëhet pjesë e PSD-së, pra gjatë kohës kur ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje, ka qenë pjesë e SHIK-ut duke u bërë kinse nuk po din asgjë, dhe duke dhënë urdhra protestuesve që ta gjuajnë Policinë e Kosovës dhe njësinë Speciale me koktej mollotov, si dhe ti djegin ndërtesat e Qeverisë së Kosovës”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Dardan Grapci, nuk e sheh të rastësishëm deklarimin e Dardan Sejdiut për kinse dorëheqje nga të gjitha strukturat e PSD-së, në shenjë të përgjegjësisë për humbjen që PSD-ja e pësoi në zgjedhjet e 6 tetorit, për tu kthyer zyrtarisht aty ku ka qenë për plot dy mandate, pra në Komunën e Prishtinës.

Kthimin e Dardan Sejdiut përsëri në Komunë, Grapci e vlerësuar të pa sinqertë, sepse në fakt ai është kthyer aty jo për vetëkritikë dhe pranim të përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve të 6 tetorit, por që t’i shërben nëntokës kriminale të SHIK-ut, nga e cila e ka edhe prejardhjen e angazhimit në politikë.

Prandaj sipas Grapcit, Dardan Sejdiu edhe e ka luajtur vazhdimisht rolin e shefit të shefave, sikurse ishte Adem Grabovci në PDK gjatë mandatit të Hashim Thaçit.

Grapci dëshmon se ka qenë pikërisht Dardan Sejdiu, ai që i ka sabotuar protestat e qeta dhe të drejta të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i nxitur protestuesit e painformuar, që ta provokojnë policinë dhe të nxisin incidente, të cilat pastaj kanë shpërthyer në dhunë për shkak të pamundësisë së kontrollimit të masës qytetare.

Image
Dardan Grapci

“Dardan Sejdiu edhe para se të bëhet pjesë e PSD-së, pra gjatë kohës kur ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje, ka qenë pjesë e SHIK-ut duke u bërë kinse nuk po din asgjë, dhe duke dhënë urdhra protestuesve që ta gjuajnë Policinë e Kosovës dhe njësinë Speciale me koktej mollotov, si dhe ti djegin ndërtesat e Qeverisë së Kosovës”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Në linjë të njëjtën me Dardan Sejdiun, sipas Grapcit, qëndron edhe Shpend Ahmeti, prandaj koordinimi i tyre gjithnjë ka qenë i arsyeshëm dhe ka funksionuar pa asnjë problem.

“Si për manipulimin e protestuesve, demonstruesve, si për zhvatje të buxhetit, për lidhjet me Devollët dhe për tregti me lejet dnërtimore, prandaj do të duhej ndjekur nga Prokuroria e shtetit dhe ndëshkuar. Mendoj që dyshja Ahmeti dhe Sejdiu, si dhe ata që qëndrojnë prapa këtyre skenave kriminale, duke i përfshirë edhe klanin Pronto dhe Coca Zero që duhet të dënohen”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, nëse kjo qeveri e re që po pritet të formohet së shpejti e reformon, pastron dhe pavarëson sistemin e drejtësisë, atëherë rrjeti kriminal që po qeverisë me Komunën e Prishtinës, është e sigurt që do të hetohet dhe do të ndëshkohet.

“Qeveria e ardhshme duhet urgjentisht ta reformoj sistemin e drejtësisë ku këta peshq të mëdhenj urgjentisht të kapen, të ndëshkohen dhe Prishtina të shpëtohet nga hallka e kriminalizuar. Ky grup i krimit të organizuar po pretendon që ta privatizon edhe kryeqytetin kriminalist, për të mos e lënë atë të zhvillohet e ndërtohet ashtu sikur që janë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti Grapci thotë se edhe pse i kanë humbur zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe grupi i tyre kriminal po provojnë që ta shfrytëzojnë ata pushtet që e kanë në Komunë për të zhvatur në pjesën e mandatit të mbetur, andaj po ndodhë tani ri kthimi i Dardan Sejdiut aty ku ka qenë më parë, ndonëse nuk i dihet nëse do të shkojë deri në fund, apo do t’i ndërpritet së shpejti edhe ajo pozitë.

“Prandaj Shpendi Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, dhe klika e tyre, janë duke menduar që edhe pse kanë humbur në zgjedhjet e 6 tetorit, luftën ende nuk e kanë përfunduar, por fakti është se ata nuk po e dinë që fundi i kriminalitetit të tyre është afër dhe që do të dalin para drejtësisë shumë shpejtë, sepse jam i bindur dhe besoj që me Qeverinë e re, drejtësia e udhëhequr nga pushtetarët kriminal do të pastrohet, ku do të krijohet një drejtësi e re, e pastër dhe me njerëz të guximshëm për ta luftuar krimin e organizuar që është krijuar që nga pas lufta në Kosovë”, përfundoi Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)