Ja kush e zbulon skenarin: Ky plani i Hashim Thaçit me Shpend Maxhunin

  • 09 November 2019 - 07:36
Ja kush e zbulon skenarin: Ky plani i Hashim Thaçit me Shpend Maxhunin

“Dorëheqja e Shpend Maxhunit më shumë i ngjanë një gare dhe një plani të mirë menduar të klikës së Hashim Thaçit, por se çka përgatitet nga kjo nuk dihet. Mund të ndodhin veprime tjera shumë të rënda se kjo, nëse ky vendoset në ndonjë detyrë tjetër të rëndësishme, dhe kjo do të mundë të ndodhë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi ka reaguar ashpër, siç thotë ai ndaj skenarit të përgatitur nga Hashim Thaçi dhe klika e tij, për dorëheqjen, dekorimin dhe shpërblimin me pozitë të ambasadorit të Kosovës në një vend tjetër për ish drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin, i njohur si piun dhe shërbyesi më besnik i Hashim Thaçit, që i ka shërbyer në të gjitha mbrapshtitë e tij.

E vetmja gjë pozitive që del për qeverinë e re të Kosovës nga ky skenar, sipas Kelmendit, është se tani i krijohet më shumë hapësirë qeverisë në ardhje që ta rregullojë dhe pastrojë gjendjen e krijuar në AKI, e që është pasojë e ndikimit të inkriminuar të PDK-së dhe klikës së Thaçit.

Image
Muhamet Kelmendi

“Shkaqet që e kanë shtyrë Shpend Maxhunin që të jap dorëheqje nga AKI nuk janë dhënë, por është një sinjal i mirë dhe i pritshëm largimi i tij nga kjo pozite, sepse kështu ju ka mundësuar Qeverisë së re, që nëse punon drejtë e si duhet ky mekanizëm të kthehet në subjekt që e ndihmon dhe e mbron shtetin e Kosovës”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se nuk mendon që kjo dorëheqje është e lidhur me ndonjë VETTING ngase për këtë duhet një ligj i veçantë të nxirret në Kuvend, por besohet të jetë skenar perfid i Hashim Thaçit.

“Dorëheqja e Shpend Maxhunit më shumë i ngjanë një gare dhe një plani të mirë menduar të klikës së Hashim Thaçit, por se çka përgatitet nga kjo nuk dihet. Mund të ndodhin veprime tjera shumë të rënda se kjo, nëse ky vendoset në ndonjë detyrë tjetër të rëndësishme, dhe kjo do të mundë të ndodhë”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, skandaloz dhe i kundërligjshëm është edhe dekorimi që është bërë ndërkohë, nga ana e kryeministrit,dhe ajo dekoratë duhet ti tërhiqet Shpend Maxhunit nga qeveria e re, menjëherë pas konstituimit.

“Ndërsa, dekorim që ju bë është një akt i pa drejtë dhe shkon ndesh me interesat vitale të shtetit dhe të kombit. Këtu po them se një dekorim me medalje të Skënderbeut me ia nda Shpend Maxhunit është denigrim i figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Mirëpo për këtë kam shpresë që Qeveria e cila do të vjen së shpejti do ti tërheq dekorimet e dhëna për personat e personave të dyshimtë dhe me të kaluar jo të pastër. Nuk mundë të shkojnë kurrsesi së bashku ta zëmë figura e Adem Jashari dhe luftëtarët e tjerë UCK-se me Shpend Maxhunin dhe shumë “maxhuna” tjerë, sikurse që nuk shkon as figura e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, dhe kjo është tepër denigruese dhe e dëmshme”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)