Akuza: Mafia kontrollon kupolat e politikës në Kosovë

  • 09 nëntor 2019 - 07:40
Akuza: Mafia kontrollon kupolat e politikës në Kosovë

“Këta mendjen e kanë vetëm tek pushteti dhe paraja. Qëllimi i tyre është të vijnë në pushtet, dhe përmes pushtetit të pasurohen. Kjo është politika e deritanishme e shumicës së subjekteve politike në Kosovë, politike të piste që kanë bërë në Kosovën e pas luftës. Prandaj nuk e duan ndryshimin, sepse po prishen interesat e grykësve që mbajnë nga disa vende të punës, mafia-politikës, oligarkëve dhe monopolistëve”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Të gjitha partitë politike të koalicionit PAN, në zgjedhjet e 6 tetorit kishin nga një kandidat për kryeministër të vendit, por që të gjithë humbën zgjedhjet dhe u ndëshkuan për të mbetur në opozitë, të gjithë së bashku, të turpëruar e të përçarë.

Analisti politik, Faik Krasniqi thotë se sikur vetëm njëri nga liderët e këtyre partive politike, të kishte kulturë, përgjegjësi dhe ndershmëri për atë që është angazhuar, dorëheqja nga pozita e kryetarit do të ishte veprim i pritshëm dhe i pa shmangshëm.

Image
Faik Krasniqi

“Njerëzit e ndershëm mbajnë edhe përgjegjësi. Të pa ndershmit nuk njohin fjalën përgjegjësi. Fjala "përgjegjësi" në fjalorin e politikanëve tanë nuk ekziston. Kur kjo fjali nuk ekziston, do të thotë që as fjala dorëheqje nuk ekziston”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, vazhdimi i ëndrrës së tyre lakmiqare edhe pas humbjes së zgjedhjeve, mbetet gjetja e një mënyre tjetër, se si të depërtojnë deri te pushteti dhe te paraja për ta zhvatur atë.

“Këta mendjen e kanë vetëm tek pushteti dhe paraja. Qëllimi i tyre është të vijnë në pushtet, dhe përmes pushtetit të pasurohen. Kjo është politika e deritanishme e shumicës së subjekteve politike në Kosovë, politike të piste që kanë bërë në Kosovën e pas luftës. Prandaj nuk e duan ndryshimin, sepse po prishen interesat e grykësve që mbajnë nga disa vende të punës, mafia-politikës, oligarkëve dhe monopolistëve”, deklaroi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)