Politikani serb: Kurrë s’kemi pasur plan për Kosovën, e kemi humbur më 1999

  • 09 November 2019 - 10:59
Politikani serb: Kurrë s’kemi pasur plan për Kosovën, e kemi humbur më 1999

Politikani serb, Petar Miletic, në një diskutim të organizuar lidhur me zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se ka një plan për atë se si duhet zgjidhur problemi me Kosovën.

Miletic ka thënë se askush në Serbi kurrë s’ka pasur ndonjë plan për Kosovën “as Millosheviqi, as Gjingjiqi, as Koshtunica, Tadiqi e as sot Vuçiqi”, shkruan Danas.

“Askush ska pasur asnjë plan apo strategji”, ka shtuar tutje Miletiq.

Tutje ai ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën më 10 qershor 1999, kur “ushtria, policia dhe administrata serbe u larguan nga Kosova”.

Ai thotë se tashmë Serbia e përdor si argument “Rezolutën 1244”, për të cilën thotë se koha e ka provuar që është e pamjaftueshme.

(Kosova Sot Online)