Mini-shengeni Ballkanik merr bekimin e SHBA-ve

  • 09 November 2019 - 12:36
Mini-shengeni Ballkanik merr bekimin e SHBA-ve

Mini-shengeni Ballkanik ka marrë edhe mbështetjen e SHBA, duke e cilësuar si frytdhënës për rajonin. I dërguari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit, Mathew Palmer e shikon këtë nisëm si një sinjal pozitiv që liderët e Ballkanit po marrin në dorë fatin e tyre. Gjithashtu Palmer shpreson që deri në Samitin e Zagrebit liderët e unionit do të arrijnë konsensusin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një ditë para takimit të dytë në Ohër, Mini-shengeni Ballkanik ka marrë edhe mbështetjen e SHBA-së. Nismën e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer e sheh si një veprim pozitiv për rajonin, ndërkohë kujton që pjesë e këtij projekti duhet të jenë edhe Mali e Zi, Bosnja dhe Kosova.

Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e minishengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën- tha Palmer.

(Kosova Sot Online)