Një ton çokollatë, për ndërtimin e ‘murit’ të Berlinit

  • 09 November 2019 - 19:17
Një ton çokollatë, për ndërtimin e ‘murit’ të Berlinit

Tre dekada pas rënies së murit të Berlinit, pastiçieri Patrick Roger krijoi një kopje të tij prej çokollate në punishten e vet.

Muri gati shtatë metra i gjatë do të shkatërrohet, të paktën pjesërisht në mënyrë simbolike në orën 10 e gjysmë të natës, koha kur turma gjigante e njerëzve ishte mbledhur rreth murit të vërtetë 9 nëntorin e vitit 1989.

“Teknikisht, është e qartë se me çokollatën nuk prodhon dot pjesë të këtyre përmasave, është mjaft e rëndë. Është dhe e vështirë për tu punuar, sepse bie, e dëmtohet. Por ideja është që kur të vijë ora për rrëzimin e tij, çdo kalimtar do të ketë mundësinë të marrë një copëz të këtij muri prej çokollate dhe ta ruajë si kujtim”, shprehet Patrick Roger.


(Kosova Sot Online)