Këta janë kandidatët për deputetë që morën nga 4 deri 20 vota

  • 09 nëntor 2019 - 22:22
Këta janë kandidatët për deputetë që morën nga 4 deri 20 vota

Në zgjedhjet e tetorit kishte kandidatë për deputetë që nuk morën as 20 vota.

Ja mësyu garës për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës por Xhejlane Jashari nga Partia Rome e Bashkuar mori vetëm 4 vota në zgjedhjet nacionale të gjashtë tetorit.

E më mirë se Xhejlanja nuk qëndrojnë as Shpejtim Bajrami e Liridona Mustafa, që nga zgjedhjet dolën me nga pesë vota.

Këta dy garuan nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës.

Një votë më shumë se këta kishte Avni Berisha nga Partia e Ashkalive për Integrim. Ai mori gjashtë vota në këtë proces.

Kurse shtatë vota siguroi Xhemile Gashi nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës.

Nuk munguan as kandidatët me nëntë e dhjetë vota, madje kishe edhe të tillë që grumbulluan njëzet vota gjithsej.

Kurse në radhët e partive të mëdha respektivisht në Lëvizjen Vetëvendosje më se paku vote kishte Driton Vela me 955 vota.

Ndërkohë në Lidhjen Demokratike të Kosovës numrin më të vogël të votove e kishte Fadil Vezaj me 1 mijë e 407 vota.

Ndërkohë në Partinë Demokratike të Kosovës ai që ishte i fundit në listën e votimit ishte Nexhmi Muçiqi me 970 vota.

E nga koalicioni AAK-PSD me më së paku vota doli Dardane Sadiku me 31 vota.

Ndërsa në koalicionin NISMA-AKR kandidati më pak i votuar ishte Qëndresa Xhema me 74 vota.

Në anën tjetër nga partia Fjala Ajhan Çigtekin siguroi 17 vota.

(Kosova Sot Online)