Pamje nga aksidenti i rëndë në Fushë-Kosovë, ku mbetën të lënduar 7 persona

  • 09 nëntor 2019 - 22:57
Pamje nga aksidenti i rëndë në Fushë-Kosovë, ku mbetën të lënduar 7 persona

Një aksident ka ndodhur në Bresje të Fushë-Kosovës rreth orës 17:30, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Në aksident janë përfshirë tetë vetura.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

Në aksident janë përfshire tetë automjete duke përfshire edhe një autobus.

Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Image
Image

(Kosova Sot Online)