Studenti francez ia vë flakën vetes shkaku i problemeve financiare

  • 10 November 2019 - 09:30
Studenti francez ia vë flakën vetes shkaku i problemeve financiare

Një student 22 vjeç në Francë ndodhet në gjendje kritike pasi ia vuri flakën vetes.

Ai e kishte publikuar një shkrim në Facebook për problemet e tij financiare vetëm disa orë para se t’ia vinte flakën vetes përballë një restoranti afër universitetit në Lyon.

Studenti i fajësoi presidentin e tanishëm francez, Emmanuel Macron, dy paraardhësit e tij, lideren e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, dhe Bashkimin Evropian, për të cilët tha se e kanë vrarë atë.

Zjarrfikësit thanë se studenti ka pësuar djegie në 90 për qind të trupit. 

Djali që ishte duke studiuar në Universitetin e Lyon-it shkroi në Facebook se nuk ka më fuqi të përballet me ngarkesën financiare duke jetuar me 450 euro në muaj.

“Të luftojmë kundër rritjes së fashizmit, i cili vetëm na përçan, dhe liberalizmit që krijon pabarazi. I akuzon Macron-in, Hollande-n, Sarkozy-n dhe BE-në se më kanë vrarë mua, duke krijuar paqartësi për të ardhmen e të gjithëve. I akuzoj edhe Le Pen-in dhe redaktorët e medieve për krijimin e frikës”, shkroi ky student në Facebook.

E dashura e tij i kishte njoftuar autoritetet pasi student e kishte informuar atë për planin që e kishte përmes një mesazhi në telefon, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)