Arrestohen dy të rinj në Pejë, plaçkitën një dyqan

  • 10 November 2019 - 10:25
Arrestohen dy të rinj në Pejë, plaçkitën një dyqan

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se para një jave kishin hyrë me forcë në një lokal dhe kishin vjedhur gjëra me vlerë

Rasti ka ndodhur të dielën e 3 nëntorit ku të dyshuarit, gjatë natës kishin hyrë në një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë

“Pasi që lokali i viktimës posedon kamera sigurie dhe në kamera është vërejtur i dyshuari i maskuar duke e kryer vjedhjen. Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve me datë 9.11.2019, është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar: A.G. i lindur me 1999 m/k/sh B.B. i lindur me 2000 m/k/sh”, bën të ditur policia. 

Po ashtu, theksohet se njëri nga të dyshuarit e kishte pranuar veprën penale dhe është personi i cili shihet në video incizim, ndërsa personi i dyshuari tjetër e ka ndihmuar atë për shitjen e gjërave të vjedhura.

 “Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48- orë. Rasti cilësohet “ Vjedhje e Rëndë’”, thëkson policia.

(Kosova Sot Online)