Franca largon nga kampet mbi 1600 imigrantë

  • 10 November 2019 - 11:15
Franca largon nga kampet mbi 1600 imigrantë

Policia e Parisit i ka larguar nga dy kampe të mëdha më shumë se 1600 imigrantë dhe është zotuar se të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe në kampet e tjera.

Më shumë se 1600 imigrantë u larguan me autobusë nga zonat Porte de la Chapelle dhe Seine-Saint-Denis, ku imigrantët jetonin në tenda.

“Unë nuk do t’i toleroj më këto tenda pranë rrugëve këtu apo kudo tjetër në hapësira publike në Paris”, tha komandanti i policisë së kryeqytetit francez, Didier Lallement.

Ky aksion i policisë ndodhi vetëm një ditë pasi qeveria qendrore njoftoi për fillimin e zbatimit të politikave më të ashpra për imigrantët.

Shumica e imigrantëve të larguar nga tendat ishin nga Afrika veriore dhe Lindja e Mesme. Ata u dërguan në qendra të fitnesit dhe strehimore publike në Paris dhe në rrethinën e tij. 

Komandanti policor tha se organet e sigurisë do të kenë prani të përhershme në këtë zonë për ta parandaluar rikthimin e imigrantëve në këtë vend.

Ai gjithashtu i përmendi kuotat për imigrantët punëkërkues dhe kufizimin e qasjes në sistemin e kujdesit shëndetësor për azilkërkuesit e rinj.

Që nga mbyllja e një kampi të madh të imigrantëve në Calais në vitin 2016, shumë refugjatë janë vendosur në Paris, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)