Nënkryetari i AAK’së thotë se Rama po e ofendon Kosovën duke i ndihmuar Serbisë

  • 10 November 2019 - 11:55
Nënkryetari i AAK’së thotë se Rama po e ofendon Kosovën duke i ndihmuar Serbisë

Ish-deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë po e ofendon Kosovën me ndihmën që po i bën Serbisë në projektin e mini shengenit ballkanik.

“Shengeni Ballkanik, eshte ide e kahmotshme e Serbise dhe roli i Edi Rames ne kete nisme, eshte ofendimi i radhes qe ai i ben Kosoves!”, ka reaguar Nitaj. 

Sot, Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Ohrit bashkë me Zoran Zaevin dhe Aleksander Vucicin.

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia Veriore kanë nisur projektin e mini shengenit ballkanik duke përjashtuar Kosovën.

Megjithëse në Samitin e Serbisë s’ishte ftuar fare Kosovë, në Ohër kosovarët kanë refuzuar ftesën.

(Kosova Sot Online)