Aksident në Skënderaj, makina bie mbi përmendore

  • 10 November 2019 - 13:53
Aksident në Skënderaj, makina bie mbi përmendore

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë në Skënderaj, ku vetura ka dalë jashtë rrugës, bën të ditur policia.

Rasti ka ndodhur në fshatin Rezallë të Skënderajt, mbrëmjen e së shtunës.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi një përmendore afër rrugës, në tatëpjetën e lagjes Durmishajve.

Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve.

(Kosova Sot Online)