Kërkesa e prerë: Ja arsyet pse duhet Vetting-u në Kosovë

  • 10 November 2019 - 13:59
Kërkesa e prerë: Ja arsyet pse duhet Vetting-u në Kosovë

“Nëse vërtetë e kanë seriozisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zorimin për drejtësi të pa varur dhe funksionale, për ta luftuar krimin e nivelit të lartë politik, reforma në këtë sistem për të cilin po diskutojnë LVV dhe LDK duhet të realizohet përmes zbatimit të ligjit Vetting. Pra edhe zyra shtetërore e Hetimit duhet të jetë vetëm në funksion të përcjelljes së zbatimit të ligjit Veting”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Bislim Aliu e konsideron veprim pozitiv diskutimin mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së, për ta bërë pjesë të programit qeverisës në të ardhmen e afërt luftimin më efikas të krimit dhe të korrupsionit në vend.

Sipas Bislim Aliut, asnjë nga qeverisjet e deritanishme nuk e ka pasur në prioritet një çështje të tillë, kanë dhënë fjalë që i ka marr era por në praktikë nuk ka funksionuar asgjë si duhet.

Image
Bislim Aliu

“Interesat politike dhe të grupeve të ndryshme të politikës së inkriminuar, edhe të lidhura me krimin e organizuar, kanë ndikuar në sistemin e drejtësisë, nuk e kanë lejuar atë që të jetë i pa varur në ndjekje, hetim dhe në gjykim të rasteve më të rënda kriminale e të skandaleve për të cilat opinioni ka njohuri të mjaftueshme se kur janë raportuar dhe çka është vepruar deri më tani. Partnerët e koalicionit LVV dhe LDK, në takimin e fundit, kanë diskutuar dhe kanë vendosur, që për ta vënë në funksion më efikas sistemin e drejtësisë, për ta luftuar krimin dhe korrupsionin. Do të ishte me interes që tani të vihet në prioritet të këtyre diskutimeve edhe pajtimi dypalësh që në fillim të këtij mandati të hartohet edhe Ligji Veting, nuk mjafton vetëm që të krijohet Zyra Shtetërore e Hetimit, që sipas tyre do t'i ketë disa kompetenca specifike, për të ju qasur luftës kundër krimit, e sidomos hetimit e krimit të vjetruar”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, zbatimi i ligjit Vetting plotëson boshllëkun e mungesë së deritanishme edhe të ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, pasuri të cilën zyrtarët e shtetit dhe kushdo tjetër nuk mundë ta arsyetojë në krahasim me të ardhurat personale që i merr në cilindo institucion të shtetit. 

“Nëse vërtetë e kanë seriozisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zorimin për drejtësi të pa varur dhe funksionale, për ta luftuar krimin e nivelit të lartë politik, reforma në këtë sistem për të cilin po diskutojnë LVV dhe LDK duhet të realizohet përmes zbatimit të ligjit Veting. Pra edhe zyra shtetërore e Hetimit duhet të jetë vetëm në funksion të përcjelljes së zbatimit të ligjit Veting. Nëse kjo nuk ndodhë, gjithçka do të mbetet vetëm improvizim dhe projekt koti i koalicionit LVV LDK, dhe nuk mundë të ketë projekt serioz kundër krimit dhe korrupsionit, nëse i bëhet bisht ligjit Vetin që është baza e formave në sistemin e drejtësisë”, përfundoi analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)