Skandalet e PAN-it, kjo është kërkesa për Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 10 November 2019 - 16:41
Skandalet e PAN-it, kjo është kërkesa për Vetëvendosjen dhe LDK-në

“Po e them këtë me bindje të plotë, se shumë njerëz të PANI-it e kanë vendin në burg, duke u bazuar vetëm në atë që është bërë publike, e ku në bazë të dhënave të dala nga Zyra e Kryeministrit, zbulohet se Rexhep Hoti, i ashtuquajturi koordinator për arsim, së bashku me më dy zyrtarët e kabinetit të tij ka shpenzuar për vetëm një vit mbi 40 mijë euro, vetëm për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

 

Nisur nga fakti që koalicioni i kaluar qeverisës PAN, ka qenë një përbërje e gjerë e partive politike minore në krye me PDK-në, analistët politikë theksojnë se të gjitha faktet po flasin se qëllim të vetëm kanë pasur zhvatjen e buxhetit të shtetit, duke vepruar në të gjitha mënyrat legale dhe ilegale. Legale duke marr vendime publike sikur ishte vendimi për pagat, kurse ilegale duke abuzuar me tenderomani dhe me haraç. 

Image
Ragip Guraziu

Këtë e ka thënë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Ragip Guraziu.

“PAN gjatë mandatit dy vjeçar, e zhvatën pa mëshirshëm buxhetin e Kosovës, jo vetëm me paga të dyfishuara, por edhe me shpenzime të luksit. Të gjitha këto skandale tash nuk duhet të mbeten të pa hetuar, të pa ndëshkuar dhe të pa kompensuar, të pa rikthyera mjetet në buxhet, nga zhvatësit e buxhetit. E kush duhet ta ndërmerr këtë veprim do të pyeste dikush...Qeveria në ardhje, po kush tjetër duhet të nis një hetim dhe të shkojë drejt burgut Rexhep Hoti”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, duke u nisur nga ky shembull konkret i zbulimit të zhvatjes së shtetit dhe nga shumë shembuj të tjerë, flet pajtueshëm për obligimin që del para qeverisë në ardhje, për luftimin e krimit dhe të korrupsionit. 

“Ende pa filluar punën qeverisja e re në ardhje, po shihet se do të ketë punë të madhe. Që në fillim po shihet se do të ketë detyra shumë të vështira,dhe që nga fillimi duhet nisur që nga e para,dhe do përballet me shumë e shumë sfida, për të pastruar Kosovën nga kriminelët ordiner,hajna dhe të korruptuar, përveç sfidave që e presin qeverisjen në ardhje, për uljen në tavolinë me Serbinë, do ta ketë edhe zgjidhjen e problemeve që qeveritë e mëparshme kanë krijuar, e që tani e thyen qafen, e morën dënimin e merituar edhe nga vota e popullit, përveç korrupsionit,hajnisë dhe pasurimit të tyre me xhepa plotë e degraduan shtetin më të ri në botë, dhe u pasuruan tej mase,por tani me siguri që i pret burgu dhe jo vetëm”, shtoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, vetëm rasti i Rexhep Hotit mjafton për të nisur hetimin e gjerë dhe auditimin në të gjitha dikasteret e qeverisjes së kaluar, e ku do të mundë të zbulohen edhe abuzime të tjera me qindra e mijëra euro, mbase edhe me miliona. 

“Po e them këtë me bindje të plotë, se shumë njerëz të PANI-it e kanë vendin në burg, duke u bazuar vetëm në atë që është bërë publike, e ku në bazë të dhënave të dala nga Zyra e Kryeministrit, zbulohet se Rexhep Hoti, i ashtuquajturi koordinator për arsim, së bashku me më dy zyrtarët e kabinetit të tij ka shpenzuar për vetëm një vit mbi 40 mijë euro, vetëm për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat. Personalisht Rexhep Hoti i ka shpenzuar 30 mijë e 318 euro. Po si mundi ti shpenzoi mijëra euro të buxhetit të shtetit i ashtuquajturi Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim dhe Sport, që na lë të kuptojmë, se është ky është një super skandal i radhës që dëshmon plaçkitjen e madhe që PDK-ja i ka bërë shtetit”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)