Dështimi i plotë, kërkohet pastrimi i drejtësisë përmes Vetting-ut

  • 11 November 2019 - 07:24
Dështimi i plotë, kërkohet pastrimi i drejtësisë përmes Vetting-ut

“Unë kërkoj që në pikë të shënjestrës së Vetingut të vendosen Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial sepse që të dyja po dështojnë për shkak se asnjëherë nuk i kanë marr seriozisht shkeljet dhe abuzimet me ligjin që i kanë bërë dhe po i bëjnë gjyqtarët, prokurorët, kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët, sepse po të kishin reaguar menjëherë kundër individëve të cilët po merren kinse me ligjin dhe drejtësinë, sot situata në Gjykata do të ishte më ndryshe dhe më positive. Për këtë duhet që sa më shpejtë dhe sa me urgjencë të krijohet VETTINGU, pa VETTING gjithmonë nëpër këto institucione gjyqësore do të ketë shkelje të të gjitha normave ligjor, pse jo edhe të Kodit të Etikës”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sistemi i drejtësisë kosovare, sipas analistëve politikë duhet të jetë top prioritet i qeverisë në ardhje për ta pastruar atë nga lidhja me krimin e organizuar, rrjetet e ndryshme mafioze të cilat janë mbrojtur nga kjo drejtësi e kapur dhe nënshtruar politikës dhe grupeve të ngushta politike, e oligarkëve biznesor të interesit.

Një kërkesë të tillë e ka edhe analisti politik, Dardan Grapci, sipas të cilit ky pastrim mundë të bëhet vetëm përmes Ligjit Vetting.

Përndryshe, sipas Grapcit në Kosovë do të sundoj krimi i organizuar dhe nuk do të ketë sundim të ligjit.

Image
Dradan Grapci

“Se një rrezik i tillë i kanoset seriozisht Kosovës nga drejtësia e kapur nga politika e inkriminuar dhe strukturat mafioze, më së miri e zbulon raporti i fundit IKD-së i titulluar “Progresi dhe regresi i Këshillave: Raport i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial”. Në këtë raport zbardhet me fakte se si si po dështojnë KGJK-ja dhe KPK-ja tërësisht, dhe askush nuk kërkon llogaridhënie nga gjyqtarët që po i bëjnë pazar lëndët gjyqësore dhe po punojnë nën urdhëratë e pushtetarëve të inkriminuar. Edhe vetë shënimet dhe faktet e shumta që prezantohen në atë raportin e IKD-së tregojnë se si edhe tremujori i dytë i vitit 2019, sikurse edhe vitet e mëhershme nuk ka shënuar progres në drejtim të shtimit të efikasitetit të mekanizmave të kontrollit, veçanërisht tek sistemi gjyqësor”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, edhe gjatë gjithë vitit 2019, është një situatë skandaloze, hiq më mirë se në vitet paraprake, sepse ka shumë raste kur gjykatës, prokuror, kryetar të gjykatave dhe kryeprokuror të caktuar kanë rënë në kundërshtim me parimet dhe Kodin e Etikës, por asnjë prej tyre nuk është shkarkuar për shkak të performancës së dobët apo për shkak të masave disiplinore.

“Dështimi i plotë i instalimit të kulturës së llogaridhënies dhe të përgjegjësisë në sistemin e drejtësisë, e bënë të domosdoshëm hartimin dhe zbatimin urgjent të ligjit Veting, sepse pa Vetting të thellë dhe profesional nën mbikëqyrjen amerikane, për të pastruar gjykatat, prokurorinë dhe policinë nga të deleguarit e nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar, nuk mundë të kemi drejtësi të pastër dhe të drejtë pa dallim nga pozita dhe klasa shoqërore që I takojnë qytetarët, pra barazi para ligjit”, shtoi Grapci për Kosova Sot Online”.

Goditja e parë e Vettingut, sipas analistit Grapci, duhet të jetë Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial.

“Unë kërkoj që në pikë të shënjestrës së Vetingut të vendosen Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial sepse që të dyja po dështojnë për shkak se asnjëherë nuk i kanë marr seriozisht shkeljet dhe abuzimet me ligjin që i kanë bërë dhe po i bëjnë gjyqtarët, prokurorët, kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët, sepse po të kishin reaguar menjëherë kundër individëve të cilët po merren kinse me ligjin dhe drejtësinë, sot situata në Gjykata do të ishte më ndryshe dhe më positive. Për këtë duhet që sa më shpejtë dhe sa me urgjencë të krijohet VETTINGU, pa VETTING gjithmonë nëpër këto institucione gjyqësore do të ketë shkelje të të gjitha normave ligjor, pse jo edhe të Kodit të Etikës”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)