Alarmon eksperti i sigurisë: Zbulon projektin që izolon Kosovën, e përshirë edhe Shqipëria

  • 11 November 2019 - 07:30
Alarmon eksperti i sigurisë: Zbulon projektin që izolon Kosovën, e përshirë edhe Shqipëria

“Tendencat janë komplotiste në drejtim të Kosovës. Këto tendenca shtrihen në rrafshin politik që kanë të bëjnë me izolimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar përmes krijimit të paternalizmit të Serbisë dhe Shqipërisë si faktor në "zgjidhjen" e një problemi të zgjidhur siç është Kosova”, tha Kajtazi për “Kosova Sot Online”.

Ideja e minishengeni Ballkanik, për të cilin u mbajt Samiti në Ohër, sipas ekspertëve të sigurisë, është edhe një ide e pa pranueshme dhe e rrezikshme për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të ri të Kosovës, prandaj si e tillë nuk duhet pranuar e as diskutuar rreth kësaj iniciative.

Eksperti i fushës së Sigurisë, Fadil Kajtazi, tha për “Kosova Sot Online” se prapaskenat e një iniciative të tillë janë tepër të rrezikshme, dhe qëllimi i fundit është izolimi i Kosovës dhe zhbërja e shtetësisë së saj me veprime komplotiste, prandaj si e tillë duhet të kundërshtohet dhe të mos pranohet.

Image
Fadil Kajtazi

“Aq sa njohim ne marrëveshjen e Shëngenit, shtetet ballkanike, përjashto këtu Kosovën, nuk kanë probleme të lëvizjes së lirë. Sidomos, lëvizja e lirë në mes të shteteve që po pretendojnë të ndërtojnë "Mini Shengenin", Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, nuk kanë ndonjë barrierë në lëvizjen e lirë të njerëzve, shto këtu edhe CEFTA-në, edhe në fushën ekomomike shumë çka është e rregulluar”, tha eksperti i fushës së sigurisë Fadil Kajtazi për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, sipas tij krejt ky projekt është anti-Kosovë, prandaj si i tillë edhe duhet të trajtohet nga institucionet e shtetit të Kosovës, për të mos rënë në këtë kurth të marrëveshjes që po duan ta hartojnë vendet tjera të Ballkanit.

“Tendencat janë komplotiste në drejtim të Kosovës. Këto tendenca shtrihen në rrafshin politik që kanë të bëjnë me izolimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar përmes krijimit të paternalizmit të Serbisë dhe Shqipërisë si faktor në "zgjidhjen" e një problemi të zgjidhur siç është Kosova”, tha Fadil Kajtazi për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Kajtazi thotë se është fatkeqësi kombëtare se si Shqipëria zyrtare po i mbanë ison Serbisë për Kosovën si "çështje e pa zgjidhur".

(Kosova Sot Online)