33 aksidente për 24 orë

  • 11 November 2019 - 10:09
33 aksidente për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 33 aksidente në trafikun rrugor. Sipas policisë, 14 nga këto aksidente kanë përfunduar më të lënduar, ndërsa 19 vetëm me dëme materiale.

Për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar gjithsej 1221 tiketa të trafikut.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, në pranga kanë përfunduar 17 të dyshuar, ku 12 nga ta janë në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë, sakaq 1 po e vuan dënimin.

(Kosova Sot Online)