Ish agjenti jep detaje të reja: Thaçi për dy ditë rresht u intervistua në Speciale, ja çfarë tha në deklaratën e tij

  • 11 November 2019 - 10:16
Ish agjenti jep detaje të reja: Thaçi për dy ditë rresht u intervistua në Speciale, ja çfarë tha në deklaratën e tij

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pastaj Policisë dhe TMK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili ishte ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, ka dhënë detaje të reja për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Postimi i plotë:

Presidenti e ka krye fruthin

Hashim Thaçi nuk shkon edhe njëherë në Hagë, pasi ai ka qenë për dy ditë rresht mysafir i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, dhe çdo gjë negative që ka ndodhur para, gjatë luftës dhe pas luftës jav ka lan dhuratë ish_ shokëve por dhe shokëve të vet të "luftës"..!

Dhjetëra herë e cek presidenti para hetuesve, prokurorit, mikrofonit dhe kamerës të Tribunalit se aj nuk ka patur fuqi ekzekutive në Kosovë gjatë luftës dhe nuk ka patur informacione, apo nuk ka pat dijeni apo s’ka qenë vet i implikuar kurrë në krime të luftës pasi ishte larg frontit dhe ishte vetëm lider politik i UÇK.! 

Të gjitha fajet ju gjuhen në barr komandantëve të luftës disa nuk jetojnë sot që ishin prezent gjatë luftës në teren në Kosovë, nëse Tribunali e thërret edhe një herë Hashim Thaçin kjo do të jetë vetëm thirrja e dytë (jo e para) për sqarime shtesë.!

Thaqi, Veseli, Haliti, Grabovci.... nuk dot akuzohen nga ky Tribunalin ..Drenica, Llapi, Dukagjini. Anadrini..!

(Kosova Sot Online)