Akuzat shokuese: Kjo është banda që e udhëheqë Dardan Sejdiu, ja roli i Shpend Ahmetit

  • 11 November 2019 - 11:09
Akuzat shokuese: Kjo është banda që e udhëheqë Dardan Sejdiu, ja roli i Shpend Ahmetit

“Kjo bandë hajnash bashkë me lidhjet zinxhirore të kanaleve të nëntokës kriminale nuk mjafton vetëm të dënohen me votë ose vetëm të shkarkohen, kjo nuk do të ishte asgjë, por duhet menjëherë të burgosen dhe të izolohen në kthinat e burgjeve, për hajni,tradhti, korrupsioni. Kjo bande hajnash të prirë nga Shpend hajni, Sejdiu dhe disa të tjerë përpos hajnisë dhe tradhtisë duhet të japin llogari edhe se si e korruptuan deri në themel edhe sistemin e drejtësisë, sepse shumë afera, skandale, hajni kanë ndodhur dhe askush lëre që nuk i trazoi, por, as që bëhet fjalë për të burgosur”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Deklarimin e dorëheqjes nga të gjitha strukturat e PSD-së, dhe kthimin në vendin e vjetër të punës në komunën e Prishtinës, që e shpalli një ditë më parë numri dy në partinë e Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiu, ish shef i grupit parlamentar, po vazhdon të kritikohet ashpër nga analistët politikë.

Sipas tyrë, qëllimi i dorëheqjes nga PSD-ja dhe kthimi tek Komuna e Prishtinës nga Dardan Sejdiu, ka të bëjë më përtëritjen e lidhjeve të krimit e të korrupsionit, që i kishte edhe në ta kaluarën.

Lidhur me këtë, analisti politik, Reshat Badallaj thotë se qëllimi dhe arsyetimi nuk janë aspak të sinqerta, por është një përpjekje mashtrimi për qytetarët, ngase tani po e ndjejnë peshën e ndëshkimit të qytetarëve edhe Dardani edhe Shpendi, kështu që duan ta shfrytëzojnë këtë pjesë të mandatit qeverisë me komunën për të zhvatur aq sa do të munden.

Image
Reshat Badallaj

“Askush, dhe asnjë shqiptar, qoftë edhe i vetmi, nuk ju beson mashtrimeve dhe kalkulimeve të kësaj bande hajnash, të kanaleve të nëntokës kriminale që mjerisht veprojnë në Kosovë. Pra dihet që ky është krye protagonist i kësaj bande, njeriu i kësaj bande famëkeqe që quhet Dardan Sejdiu. Ky pinjoll i bandës me gjak serbi Devolli, dhe një qurravec i Shpend hajnit apo Shpend jahtit kot e ka me këto rrena të pakripë, sepse tashmë është vërtetuar se hajnin ky dilinxhi e ka në gjak. I hallakatur, i harlisur dhe që ka ra në siklet të madh sepse humbi me marren më të zezë dhe ky i pa fytyrë po të kishte vetëm një gram fytyrë jo vetëm që nuk do të dukej në Prishtinë, ky hajvan do të duhej të ikte edhe nga Kosova,” tha Badallaj për “Kosova Sot Online “.

Badallaj thotë se në cilin vend tjetër të botës, po të kishte ndodhur një humbje e tillë sikur e PSD-së në këto zgjedhje, do të turpërohej nga qytetarët dhe jo të tentojë sërish të del para tyre. 

“Po, kjo kope banditesh dhe kopukësh bëjnë çdo gjë vetëm të mos i largoni nga hajnia. Merreni me mend ky kopuk kur në Kuvend ecte me fodellek, me kollare kinse është dikush, ky injorant dhe ky gojë çorap mundohej sillej kinse është dikush, duke menduar se nuk e di se populli, nuk e njeh kush është, pos një kopuk i një bande hajnash dhe tradhtarësh që të bien sakicë prapa kurrizit, dhe populli e pa dhe e dërmuan dajak me vota, i përbuzën surratin e kësaj bande të këlyshëve të Devollëve”, shtoi Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo Sipas Badallajt, këta nuk kanë turr dhe duan akoma të ushqehen me zhvatje, me krim e me korrupsion, edhe aq kohë sa ju ka mbetur mandat qeverisë me komunën.

“Duke parë se do të ju ndalohet grazhdi, turr e vrap mundohen sërish të mashtrojnë popullin dhe të kthehet në hambarin e hajnisë sepse nga ky hambar u bënë super milioner që jo shumë larg nuk kishin as bukë të mjaftueshme për të ngrënë. Ky matrapaz, dhe e gjithë kopeja tradhtarësh që jo vetëm që tradhtuan subjektin ku e kishin bërë sex klub, por kjo bandë hajnash e tradhtuan edhe elektoratin i mashtruan, dhe kur i panë mashtrimet e këtyre hajnave u pa se si i shtruan për toke me vota duke i përbuzur tej mase”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Analisti Badallaj e vlerëson këtë grup shumë të ngjashëm me klanin Pronto, prandaj edhe shumë gjëra kanë mësuar prej tyre, zanatin e tradhtisë dhe të hajnisë dhe shumëçka tjetër, për çka edhe e kanë humbur besimin.

“Askush nuk ju beson lehjeve të tyre ditën, sepse këta nëpër kanale të errëta të nëntokës janë të lidhur me bandën mafioze të Prontos dhe me atë Adem Grabovcin e Hashimin e Brojës, dhe çdo gjë vëzhgohet nga këta ciklop që kanë dhënë shpirt dhe kanë vdekur përgjithmonë. Këtë më se miri e dëshmoi populli duke i dënuar shumë rëndë,pra hajnat e peshave të renda u dënuan nga populli”, deklaroi analisti Reshat Badallaj.

Tani sipas Badallajt, një ndëshkim tjetër që duhet t’i vie klanit të Dardan Sejdiut e të Shpend Ahmetit nga populli, duhet të jetë përndjekja edhe nga Komuna e Prishtinës, sepse mandati i tyre është mohuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Por,popullit i mbetet edhe një detyrë shumë e rëndësishëm që gjithsesi të shkarkohen ky virus koncerogjen, që qytetarët e Prishtinës dhe përreth të mos infektohen me këtë virus hajnash që janë shumë të dëmshëm për vendin. Kjo bandë hajnash bashkë me lidhjet zinxhirore të kanaleve të nëntokës kriminale nuk mjafton vetëm të dënohen me votë ose vetëm të shkarkohen, kjo nuk do të ishte asgjë, por duhet menjëherë të burgosen dhe të izolohen në kthinat e burgjeve, për hajni,tradhti, korrupsioni. Kjo bande hajnash të prirë nga Shpend hajni, Sejdiu dhe disa të tjerë përpos hajnisë dhe tradhtisë duhet të japin llogari edhe se si e korruptuan deri në themel edhe sistemin e drejtësisë, sepse shumë afera, skandale, hajni kanë ndodhur dhe askush lëre që nuk i trazoi, por, as që bëhet fjalë për të burgosur”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Një pritje optimiste sipas Badallajt është tek qeveria në ardhje, që të ndërmerr veprime kundër kësaj bande kriminale.

“Dhe populli me vesh në krah po rri duke shpresuar se Qeveria e ardhshme do të mundë t i qes punët në binar të drejtë duke i burgosur të gjithë hajnat e peshave të rënda që kanë plaçkitur popullin deri në palcë. Po të kishte shtet ligjor do të burgoseshin këta kopuk, por ja që janë në të njëjtën valle. Pra, ata që i dënoi populli me votën e lirë, tani do të duhej sa më parë ti largoi edhe nga ai pashallëku ku po vjedhin me miliona, përndryshe do të jetë vonë”, pwrfundoi Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)