Prishtinasi e lajmëron policinë pasi ia vjedhën motoçikletën

  • 11 November 2019 - 11:12
Prishtinasi e lajmëron policinë pasi ia vjedhën motoçikletën

Mbrëmë rreth orës 23:30, një person ka lajmëruar policinë e Kosovës, pasi që të njejtit persona të panjohur ia kishin vjedhur motoçikletën me targa vendore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Uran Ajeti”, shkruhet tutje në raport.

“10.11.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur motoçikleta me targa vendore”.

(Kosova Sot Online)