Telefonata që parandaloi krimin në familje, policia futet në një banesë, gjen burrin duke…

  • 11 November 2019 - 11:36
Telefonata që parandaloi krimin në familje, policia futet në një banesë, gjen burrin duke…

Policia në Shkodër parandalon një ngjarje të rëndë në familje. Arrestohet në flagrancë një 53 vjeçar i cili ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi R. Sh. 53 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër.

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten.

Policia pas njoftimit të marrë, menjëherë ka shkuar në banesën e 53 vjeçarit dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.

(Kosova Sot Online)