Prishtinë: Ia vjedhin traktorin nga garazhi

  • 11 November 2019 - 12:05
Prishtinë: Ia vjedhin traktorin nga garazhi

Të dielën në Prishtinë një person ka raportuar në polici se i është vjedhur traktori

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Makovc të Prishtinës, ku ankuesi ka raportuar në polici se traktori i tij i cili ka qenë në garazh, është vjedhur nga persona të panjohur.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

(Kosova Sot Online)