Ngjitet në murin e burgut për të deklaruar dashurinë e tij dhe tani rrezikon të dënohet

  • 11 November 2019 - 13:44
Ngjitet në murin e burgut për të deklaruar dashurinë e tij dhe tani rrezikon të dënohet

Një 18-vjeçar është nën arrest për përpjekjen për të arritur në dritaren e ish-të dashurës së tij të mbyllur në burgun e të miturve Vechta, në Saksonia e Ulët. 

"Ai ishte i dëshpëruar për ndarjen”.

U ngjit në murin 4 metra që rrethon burgun e të miturve, vetëm për të arritur në dritaren e ndaluar të ish-të dashurës së tij dhe për të deklaruar dashurinë për të. 

Ndodhi në  Vechta, në Saksonia e Ulët, Gjermania veriore, protagonist një gjerman 18 vjeçar.

Ai nuk pranoi të zbriste dhe priti derisa erdhën zjarrfikësit që e zbritën me shkallët e makinës.

Një zëdhënës i burgut tha se i riu ishte i dëshpëruar të ndahej me vajzën dhe shpresonte ta bindte ish-in e tij për të ndryshuar mendim. Tani ai rrezikon të gjykohet po ashtu për shkak të thyerjes së një rregulli të rreptë.

(Kosova Sot Online)