Vjen alarmi i rëndë: Mini Shengeni Ballkanik e kthen Kosovën në Serbi, ja skenari...

  • 11 November 2019 - 13:57
Vjen alarmi i rëndë: Mini Shengeni Ballkanik e kthen Kosovën në Serbi, ja skenari...

“Nuk mund të funksionon Mini Shengenin në mes të vendeve që: së pari nuk e njohin njëra tjetrën, në këtë rast Kosovë e Serbi e Bosnjë, në mes të vendeve që e konsiderojnë armike njëri tjetrin, nuk mund të bësh Mini Shengen në mes vendeve me orientime krejtësisht të ndryshme, ku gjysma janë në NATO , kurse Serbia me Rusin e Kinën ndërsa Bosnja e paralizuar nga Serbia, nuk mundesh të bësh Mini Shengen me një vend që armatoset rëndë duke përfshirë aeroplan bombardues rus dhe sistem kundër ajrore rus në mes të Ballkanit me qëllimin për ti luftuar fqinjët, e shumë e shumë arsye të tjera”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, po e shohin të rrezikshme dhe të papranueshme, një iniciativë rajonale që është marr së fundi për krijimin e një “Mini Shengeni Ballkanik”, ide kjo që ka filluar të merr së fundi edhe një mbështetje të theksuar ndërkombëtare.

Ideja e hedhur në këtë kohë për një marrëveshje të tillë, sipas analistëve politikë në kohën kur Kosova dhe Serbia janë në proces të bisedimeve për një marrjesh për normalizim dhe njohje reciproke, bëhet akoma më e rrezikshme sepse paraprakisht do të duhej ndodhur njohja mes këtyre dy vendeve, dhe vetëm pastaj për të hapur tema të ndryshme, të mundësive të ndryshme të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në baza rajonale dhe më gjerë.

Analisti politik, Hysni Aliu duke e komentuar këtë iniciativë të re, thotë se ajo duhet të kundërshtohet nga qeveria e Kosovës, derisa nuk ndodhë njohja reciproke në mes të dy vendeve si dhe kompensimi i dëmeve të luftës nga Serbia.

Image
Hysni Aliu

“Unë, qysh moti kam shkruar për një plan të mundshëm, për një konfederatë Kosovë Serbi, e mundësisht edhe Shqipëri. Tani ajo pak sa u zgjerua duke përfshirë në vete edhe vende të tjera fqinjë sepse një konfederatë në mes armiqve do të tingëllonte shumë keq dhe s’do të ishte e pranueshme nga opinioni i gjerë në Kosovë e Shqipëri. Kjo është një ëndërr e mire Brukselit por e projektuar nga Beogradi dhe klanet kriminale të Ballkanit”, tha analisti Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, ekziston një problem i madh në BE, sepse ata planet për politikën rajonale dhe gjeostrategjike i bëjnë duke i shikuar gjërat vetëm nga këndvështrimi i Brukselit, e jo duke u mbështetur në realitetin ekzistues në Ballkan.

”Nuk mund të funksionon Mini Shengenin në mes të vendeve që: së pari nuk e njohin njëra tjetrën, në këtë rast Kosovë e Serbi e Bosnjë, në mes të vendeve që e konsiderojnë armike njëri tjetrin, nuk mund të bësh Mini Shengen në mes vendeve me orientime krejtësisht të ndryshme, ku gjysma janë në NATO, kurse Serbia me Rusin e Kinën ndërsa Bosnja e paralizuar nga Serbia, nuk mundesh të bësh Mini Shengen me një vend që armatoset rëndë duke përfshirë aeroplan bombardues rus dhe sistem kundër ajrore rus në mes të Ballkanit me qëllimin për ti luftuar fqinjët, e shumë e shumë arsye të tjera”, shtoi Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, Mini Shengeni do të ishte gjë e mirë dhe normale për vendet me raporte të mira dhe normale, për shtetet që e njohin njëri-tjetrin dhe nuk kanë pretendime territoriale ndaj njëra-tjetrës, ashtu siç janë vendet e BE-së. 

“Strategjia e Mini Shengenit përmban në vete dy komponente: E para , e mundëson konfederatën Kosove -Serbi por pa u vërejt që është si e tillë, sepse në të do të integroheshin edhe vende tjera të Ballkanit.Bën një shkrirje të shtetit të Kosovës duke e kthyer në kohën e Kushtetutës së vitit 1974, si pjesë e Serbisë dhe federatës Jugosllave e tash konfederatës Ballkanike. E dyta e ndihmon Serbinë që të kapërcen pengesën e njohjes së shtetit të Kosovës si kusht për të hyrë në BE, duke e përdorur Mini Shengenin si lojë njohje e ndërsjellët që më së pakti është njohje, ashtu si bënë me marrëveshjen e CEFTAS. E ndihmon Shqipërinë në integrimet evropiane por më së shumti në faktorizimin e saj në raportet ballkanike duke harruar që Shqipëria po de faktorizon shtetin e Kosovës. E ndihmon Serbinë që të dominoj nga Beogradi tërë Ballkanin, e si rrjedhojë shtimin e influencës ruse e kineze edhe në vendet e NATOS, siç janë Shqipëria e Mali i Zi, e deri nesër Maqedoni e veriut e Kosova me Bosnjën e Hercegovinën. Prandaj neve na nevojitet largpamësia e jo naiviteti. Brukseli duhet të jetë realist e jo idealist”, përfundoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).