Ekskluzive: PZAP aprovon kërkesën e Nismës Socialdemokrate që të përjashtohen 3 mijë vota nga Serbia

  • 11 November 2019 - 14:29
Ekskluzive: PZAP aprovon kërkesën e Nismës Socialdemokrate që të përjashtohen 3 mijë vota nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka publikuar vendimin në lidhje me 100 ankesa që kanë bërë subjektet politike, por edhe kandidatët për deputet që garuan në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në vendimin e tyre, PZAP-ja ka miratuar ankesën e subjektit politik, Nisma Socialdemokrate, që ka të bëj me 3 mijë votat e ardhura nga Serbia.

Kundër këtij vendimi të PZAP-së secili subjekt politik që është i pakënaqur mund t’i drejtohet Gjykatës Supreme, e ku kjo e fundit në një afat prej 72 orësh është e obliguar të marr vendim.

Vendimi i sotshëm i PZAP-ës ngjallë shpresë për këtë subjekt politik, e cila ka pretenduar vazhdimisht që pa votat e serbëve Nisma bëhet pjesë e Kuvendit ku sipas tyre mund të kalojnë pragun prej 5%.

(Kosova Sot Online)