Nëse Nisma hyn në Kuvend, këta do të jenë deputetët e saj

  • 11 November 2019 - 15:54
Nëse Nisma hyn në Kuvend, këta do të jenë deputetët e saj

Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi ka treguar se nëse rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, atëherë koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësohet në Kuvend mirëpo do të ketë ndryshime tek patritë e tjera.

Postimi në Facebook:

Nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë:

1. Fatmir Limaj
2. Behxhet Pacolli
3. Endrit Shala
4. Haxhi Shala
5. Mirlinda Sopi Krasniqi
6. Albulena Balaj Halimaj

Në krahasim me rezultatet e shpallura:
- VV do të ketë 3 deputetë më pak
- LDK do të ketë 1 deputet më pak
- PDK do të ketë 1 deputet më pak
- AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak

(Kosova Sot Online)