Protesta të dhunshme, dy persona në gjendje kritike

  • 11 November 2019 - 17:46
Protesta të dhunshme, dy persona në gjendje kritike

Dy persona janë në gjendje kritike pas një dite tjetër protestash të dhunshme në Hong Kong.

Një protestues u plagos të hënën në mëngjes kur u qëllua në një distancë të afërt nga një oficer policie.

Ai është personi i tretë që u qëllua nga policia që kur filluan protestat 24 javë më parë.

Më vonë të hënën, një mbështetës i Pekinit u mbulua me lëng të ndezshëm pasi debatoi me protestuesit, të cilët po kërkojnë më shumë demokraci dhe përgjegjësi të policisë në Hong Kong.

Shefi ekzekutiv i territorit Carrie Lam, duke folur para gazetarëve të hënën në mbrëmje, paralajmëroi protestuesit se nuk do të kishin sukses në realizimin e kërkesave të tyre.

“Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të gjetur mënyra dhe mjete që mund t’i japin fund dhunës në Hong Kong sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ajo.

Të hënën pati përleshje në Hong Kong midis protestuesve dhe policisë, të cilët qëlluan me plumba gome dhe gaz lotësjellës.

(Kosova Sot Online)