Akuza të rënda ndaj Maxhunit: Ja të gjitha skandalet e servilit të Hashim Thaçit

  • 11 November 2019 - 18:52
Akuza të rënda ndaj Maxhunit: Ja të gjitha skandalet e servilit të Hashim Thaçit

 “Shpend Maxhuni mban mbi supet e tij shumë gjynahe, që do i paguan në kurrizin e tij. Një realitet që po thuhet se është arsyeja e vërtetë se pse Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje, arsyeja se ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për rrjedhje të informatave që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj gjykate, i cili ka qenë edhe raportues i mirë që ka raportuar Maxhuni për çdo detaj Hashim Thaçit, si servil dhe i nënshtruar i tij, duke shkelur kështu ligjet në fuqi, dhe kështu duhet pritur se nuk do i shpëtoi Maxhuni dënimit të vetëm për këtë shkelje të rëndë ligjore, pa llogaritur edhe shumë shkelje ligjore, abuzim detyre e deri te lidhjet me nëntokën”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

 

Image
Ragip Guraziu

Analisti politik, Ragip Guraziu mendon se arsyeja e vetme, madje e vërtetë se pse Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga drejtori i AKI-së, është ajo se ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për rrjedhje të informatave që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj gjykate. 

Për këtë bindje të tij, analisti Guraziu nuk e ka asnjë dilemë se mundë të jetë ndryshe, ngase sic thotë ai,  Shpend Maxhuni e ka pasur detyrë sikur me qenë e “kontraktuar”, për t’i raportuar për çdo detaj Hashim Thaçit, si servil dhe i nënshtruar i tij, duke shkelur kështu të gjitha ligjet në fuqi. 

“Shpend Maxhuni mban mbi supet e tij shumë gjynahe, që do i paguan në kurrizin e tij. Një realitet që po thuhet se është arsyeja e vërtetë se pse Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje, arsyeja se ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për rrjedhje të informatave që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj gjykate, i cili ka qenë edhe raportues i mirë që ka raportuar Maxhuni për çdo detaj Hashim Thaçit, si servil dhe i nënshtruar i tij, duke shkelur kështu ligjet në fuqi, dhe kështu duhet pritur se nuk do i shpëtoi Maxhuni dënimit të vetëm për këtë shkelje të rëndë ligjore, pa llogaritur edhe shumë shkelje ligjore, abuzim detyre e deri te lidhjet me nëntokën”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

Guraziu kujton se si Shpend Maxhuni ishte një ndër gjeneratat e para të atëherë Shërbimit Policor të Kosovës, i cili u rekrutua në vitin 1999 nga UNMIK-u, kurse gradimi i tij nëpër pozita në Polici shkoi duke u rritur ndër vite, duke arritur në pozitën e zëvendësdrejtorit në vitin 2011, kurse kulmin e karrierës ia dhuroi Hashim Thaçi në vitin 2011. 

“Ngritja e Shpend Maxhunit në karrierë u bë mbi shpinën e operacionit të 25 korrikut 2011 në veri të Mitrovicës. Ai vendosi ta zbatojë urdhrin e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi për kinse shtrirjen e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31, në Bërnjak dhe Jarinjë, ku në fund të këtij aksioni u vra polici Enver Zymberi”, kujton Guraziu duke folur për “Kosova Sot Online”.

Avancimi i Maxhunit në krye të AKI-së, sipas Guraziut përsëri ka pasur për rrjedhoje një skandal tjetër. 

“Ai udhëhoqi me Policinë e Kosovës deri në vitin 2018, kur pas skandalit të deportimit të 6 shtetasve turq dha dorëheqje nga drejtori i Policisë së Kosovës dhe u gradua në shef të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) .Gjatë periudhës sa ishte në krye të AKI-së, Maxhuni u pa shumë rrallë në publik. Paraqitjet e tij të vetme ishin gjatë intervistimit në Komisionin parlamentar për “gylenistë” dhe në defileun me varkë krahas presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit, në ditën kur opozita po protestonte kundër ndarjes së territorit të Kosovës”, rikujton Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu konsideron se duke qenë gjithmonë në shërbim të Hashim Thaçit, dhe duke i shërbyer atij madje me shkelje ligji e kushtetute, nuk ka pasur më rrugë tjetër veç se të jep dorëheqje nga ajo pozitë e keqpërdorur, sepse dosja e tij është trashur nga skandalet e një pas njëshme. 

“Pa u bërë dy vjet, që kur Maxhuni është emëruar shef i AKI-së, ai ka ofruar dorëheqjen. Ai është dorëhequr nga kjo pozitë pak para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku sipas rezultateve preliminare e para ka dalë Lëvizja Vetëvendosje ndërsa e dyta, LDK, duke qenë i qartë se mu këtu edhe i erdhi fundi i Shpend Maxhunit, i cili edhe nga kjo dorëheqje nuk do kaloj edhe aq lehtë, pa u përgjigjur për punën e tij gjatë këtyre posteve që ka ushtruar për këto vite”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online” .

Se sa i thellë ka qenë bashkëpunimi i Shpend Maxhunit me nëntokën kriminale, sipas Guraziut më së miri dëshmon edhe kapja e djalit të tij, Shpëtim Maxhunit me armë dhe drogë. 

“Arma dhe droga në veturën e djalit të Shpend Maxhunit janë një skandal tjetër. Prokuroria pati punë edhe me Shpëtim Maxhunin, djalin e tashmë ish-shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni. Me 12 tetor ai u ndalua nga Policia e Kosovës për posedim të armës dhe narkotikëve”, tha  Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)