Specialja nuk e ndal hovin e fundvitit, fton si të dyshuar edhe një doktor

  • 11 November 2019 - 21:42
Specialja nuk e ndal hovin e fundvitit, fton si të dyshuar edhe një doktor

Doktori Fitim Selimi nga Lipjani ka bërë të ditur se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ai është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë e tij në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit tim!

Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për tu paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndonëse përherë e gjallë, sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më të ndritshme të jetës time.
Fare mos të dyshojë askush dhe i siguroj Unë të gjithë ata që duan të dijnë, që në rrethanat e mospërmbushjes dhe mosrealizimit të popullit e vendit tim me të drejta e liri, me kushtrimin për luftën për çlirim, angazhimi dhe veprimi im me shokët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i realizimit të identitetit tim përsonal, familjar e kombëtar dhe veprimi im më i ndergjegjshëm të cilit nuk do t’ i ndryshoja asnjehërë asnjë moment dhe asnje detal.

Me besim e bindje të plotë në triumfin e së vërtetës së lavdishme për luftën tonë të drejtë
Fitimi

(Kosova Sot Online)