Thaçi në Zyrën e Macron: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë

  • 11 November 2019 - 22:13
Thaçi në Zyrën e Macron: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në kryeqytetin francez, Parisin, ku po merr pjesë në Samitin e Paqes, samit në të cilin po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Thaçi sot është pritur në zyrën formale të presidencës franceze, Pallati Elise, nga vet Emmanuel Macron.

“Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor”, thotë Thaçi.

Tutje Thaçi shton se i ka treguar Macronit se Kosova është e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, por që ajo duhet të sjellë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, shkruan Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Marrëveshje e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron!”, shton presidenti i Kosovës.

(Kosova Sot Online)