“Brenda kampit famëkeq Al-Hol ndodhen 80 gra dhe fëmijë shqiptarë”

  • 11 November 2019 - 23:24
“Brenda kampit famëkeq Al-Hol ndodhen 80 gra dhe fëmijë shqiptarë”

Ekipi i A2 që ndodhet në Siri pranë kampit famëkeq të ISIS ka mësuar se brenda ambienteve të tij strehohen dhe rreth 80 shtetas shqiptarë që qëndrojnë aty prej shumë kohësh.

Shtetasit shqiptarë ndodhen në pjesën veri-perëndimore të kampit të Al Hol, në pjesën fundore të tij.

Ndërkohë, i ftuar në A2, Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM, tha se autoritet shqiptare duhet të ndërhyjnë, e për këtë sipas tij ka argumente ligjore dhe humanitare.

“Ka një argument ligjor për të ndërhyrë, por ka edhe argument humanitare. Gratë shqiptare janë viktima të këtij procesi. Këta persona kanë kaluar rreziqe të jashtëzakonshme. Rrezikojnë trafikimin, ndërsa janë objekt abuzimi”, tha Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM.

(Kosova Sot Online)