“Spiunë e njerëz të UDB-së”, akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit dhe Shpend Maxhunit

  • 12 November 2019 - 07:31
“Spiunë e njerëz të UDB-së”, akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit dhe Shpend Maxhunit

“Askush nuk i beson dorëheqjes së këtij spiuni, këta janë farë e ndyrë e regjimit të kasapit të Evropës, Slobodan Millosheviqit. Pra, babë e birë janë pjellë e UDB-ës famëkeqe që kanë shkatërruar kombin shqiptar. Babai i tij dihet botërisht se ka qenë ndër më të besuarit e UDB-së, sepse ju ka shërbyer me shumë besnikëri gjakësorëve serbian, duke bërë zullum të madh. Pra, edhe ky është një këlysh i Serbisë dhe puthadorë, sahanlëpirës dhe matrapaz i Hashim të Brojes, djalit të një ish pylltari. Këta nuk dinë gjë tjetër vetëm sajime, tradhti, dredhi dhe çdo të keqe këta e pjellin dhe veprojnë kundër kombit tonë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Një nga arsyet për të cilat po dyshohet të ketë dhënë dorëheqje Shpend Maxhuni nga pozita e drejtorit të AKI-së, është dyshimi se edhe ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për rrjedhje të informatave që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj gjykate.

E sipas analistëve politikë, Maxhnu këtë shërbim ka qenë i detyruar ta bëjë, duke qenë njëri nga servilët më të besueshëm të Hashim Thaçit, për çka edhe e ka emëruar në atë detyrë, dhe më pastaj i njëjti t’i ketë raportuar Hashim Thaçit për çdo detaj të informacioneve për hetimet që i ka zhvilluar Gjykata Speciale.

Dyshime të tilla hedhë analisti politik, Reshat Badallaj.

Ai hedhë akuza të rënda ndaj Maxhnunit, ku sipas Badallajt, edhe në të kaluarën e trashëgimisë së Shpend Maxhunit, që rrjedh nga një familje që për traditë e ka pasuri shërbimin e spiunazhit ndaj regjimit të kaluar.

Image
Reshat Badallaj

“Askush nuk i beson dorëheqjes së këtij spiuni, këta janë farë e ndyrë e regjimit të kasapit të Evropës, Slobodan Millosheviqit. Pra, babë e birë janë pjellë e UDB-ës famëkeqe që kanë shkatërruar kombin shqiptar. Babai i tij dihet botërisht se ka qenë ndër më të besuarit e UDB-së, sepse ju ka shërbyer me shumë besnikëri gjakësorëve serbian, duke bërë zullum të madh. Pra, edhe ky është një këlysh i Serbisë dhe puthadorë, sahanlëpirës dhe matrapaz i Hashim të Brojes, djalit të një ish pylltari. Këta nuk dinë gjë tjetër vetëm sajime, tradhti, dredhi dhe çdo të keqe këta e pjellin dhe veprojnë kundër kombit tonë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj thotë se është e kotë që të bëhen përpjekje për të fshehur të vërtetën e njërit dhe të tjetrit, sepse populli i din dhe i njeh të gjithë të bërat e tyre.

“Ky soj vagabondësh e kanë në gjak këtë që po e them. Hashim zeza, mos të mendoj askush që nuk e ka ditur veprimtarinë e tyre antishqiptare, por krejt këtë e ka mbajtur rrotull vetes për t’ia mbuluar të gjitha, argatët që i kanë bërë Serbisë kundër Kosovës, kundër shqiptarëve. Pra secili ja ka zënë bishtin me derë. Kjo bandë tradhtarësh dhe argat të Serbisë, që po e përfshin edhe Hashim zezën, sa e sa herë i kanë shkelur ligjet, kushtetutën e vendit dhe asgjë. Pra kjo bandë spiunësh nuk kanë njohur as ligje, as shtet, as kushtetutë për interesa të tyre personale”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Se sa fuqishëm këta janë të lidhur me krimin, sipas Badallajt, më së miri flet rasti i kapjes nga policia, të djalit të Shpend Maxhunit me substanca narkotike, dhe që shpëtoji pa i munguar asnjë qime floku.

“Së fundi me çka u kap në veturë kjo familje spiunësh të Beogradit, djali i Shpend Maxhunit, dhe çka ndodhi..Asgjë. Dhe, si mund të flitet këtu që respektohen ligjet dhe se të gjithë qytetarët e janë të barabartë para ligjit”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj shpreson se së shpejti në Kosovë do të instalohet shteti i së drejtës nga Qeveria e re, dhe e tëra kjo bandë që e kontrollon Hashim Thaçi së bashku me Shpend Maxhunin, do të dalin para drejtësisë për të gjitha të bërat e tyre.

“Bile unë nuk do të thosha se assesi që këta të dënohen vetëm sipas ligjit. Unë do të kërkoja të gozhdohen si Krishti në kryq dhe do të ishte pak. Po nuk e dini se çfarë zullumi i kanë bërë Kosovës dhe shqiptarëve. Por, kam shpresën e madhe në shpirt se do zbulohen dhe do zbardhen të gjitha një nga një hajnit e tradhtitë kundër këtyre qenve, langonjve, zagarëve që e kanë kapur shtetin që nga pas lufta e deri me sot, që aq keq dhe dëm i kanë bërë Kosovës dhe shqiptarëve, që nuk i kanë bërë as nipat e Drazh Mihajlit. Për nga hajnia kanë qenë rrjeti më i rrezikshëm i mafies të nëntokës kriminale”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)