Ish agjenti i SHIK-ut zbulon skenarin e Thaçit, paralajmëron rëndë Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 12 November 2019 - 07:41
 Ish agjenti i SHIK-ut zbulon skenarin e Thaçit, paralajmëron rëndë Vetëvendosjen dhe LDK-në

“Pa marr para sysh se cilin e vendos Hashim Thaçi brenda 20 ditësh në krye të AKI-së, Qeveria e re duhet me ndërrua kreun e AKI-së menjëherë, dhe shumicën e stafit të oficerëve në AKI, duhet të shpërndahet të gjithë dhe të kthehen prej nga kanë ardhur, sepse mjaftojnë skandalet që kanë ndodhur në këtë institucion për ta dëshmuar se sa i kapur është nga strukturat jo profesionale për të nënshkruara ndaj politikë kriminale”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së sigurisë, njëherësh ish agjent i shërbimit inteligjent në UÇK dhe TMK- G2, dhe më vonë ish agjent i SHIK-ut, Naim Miftari, zhvillimet e fundit dramatike dhe të pa pritura në AKI, i ka cilësuar si skenar i paramenduar i Hashim Thaçit dhe i strukturave akoma aktive të mbetura të SHIK-ut për interesat e tyre kriminele, për fillimin e sabotimit kundër qeverisë në ardhje me kryeministër Albin Kurtin.

Image
Naim Miftari

“Pas dorëheqjes së kreut të AKI, Shpend Maxhunit, fshihet plani i presidentit Thaçi, për ta strehuar diku tjetër atë, gjë që e din edhe Shpend Maxhuni, sepse pas formimit të qeveris së re nga partitë opozitare LVV dhe LDK, Qeveria e re do ta shkarkonin nga ajo pozitë me shkarkim. Faktikisht AKI nuk po e luan rolin e Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës por më shumë ngjan në agjenci private turistike të Hashim Thaçit dhe PDK-së pasi shumica e stafit janë të zgjedhur në stilin e Prontos, alla Adem Grabovcit, ku janë zgjedhur vetëm familjar dosta, daja, nipa dhe dashnore të zyrtarëve politik, sidomos të PDK-së”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht se çfarë planesh është duke përgatitur Thaçi, Naim Miftari kërkon nga qeveria në ardhje që të ndërmerr masa urgjente për ristrukturimin e plotë profesional të AKI-së, dhe ta pastrojë atë nga struktura e instaluar e SHIK-ut.

“Pa marr parasysh planet e Hashim Thaçit, LVVV dhe LDK duhet ta pastrojnë AKI-në nga ndikimet politike, duhet pastruar AKI nga despotët e PDK-së që AKI-në e kanë shndërruar në një çerdhe ku e keqpërdorin për shantazhe të kundërshtarëve politik, kundër konkurrentëve në biznes. Pra AKI po përdoret edhe për interesa private të disa politikanëve që shkojnë deri tek çështjet intime! Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK duhet ta “dezinfektojnë“ AKI nga ndikimi i agjencive të huaja informative sidomos ndaj ndikimit të BIA-a, UDB-së Serbe dhe MIT-i Turk, kurse prokurori i ri i shtetit duhet ta qartësoj me një proces gjyqësor kidnapimin dhe deportimin jo ligjor të 6 shtetasve Turq që ju dorëzuan Taip Erdoganit”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari është i sigurt që Hashim Thaçi do ta shfrytëzojë vakuumin institucional dhe vetë do ta emërojë drejtorin e ri të AKI-së brenda afatit ligjor prej 20 ditësh, para se të krijohet Qeveria e re. Por koalicioni i ri qeverisës, nuk duhet ta lejojë të funksionojë AKI me strukturën e kapur nga Thaçi dhe PDK-ja.

“Pa marr para sysh se cilin e vendos Hashim Thaçi brenda 20 ditësh në krye të AKI-së, Qeveria e re duhet me ndërrua kreun e AKI-së menjëherë, dhe shumicën e stafit të oficerëve në AKI, duhet të shpërndahet të gjithë dhe të kthehen prej nga kanë ardhur, sepse mjaftojnë skandalet që kanë ndodhur në këtë institucion për ta dëshmuar se sa i kapur është nga strukturat jo profesionale për të nënshkruara ndaj politikë kriminale. Nga aty ka ndodhur kidnapimi jo ligjor dhe deportimi i atyre qytetarëve turq, pastaj vrasja e ndodhur me armë serbe ilegale brenda objektit të AKI-së tregon qartë se siguria dhe serioziteti janë në nivelin qesharak të një agjencie të Inteligjencës Shtetërore të Kosovës. Sot AKI më shumë ngjan në një klub nate sesa në agjenci inteligjente. Nuk është sekret nëse themi lirisht se AKI është vetëm një filial e ish SHIK-ut”, deklaroi Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)