Presidenti Thaçi merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris

  • 12 November 2019 - 09:59
Presidenti Thaçi merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, kështu ka njoftuar zyra e presidentit në një komunikatë për media.

Në këtë forum Thaçi do të ketë një panel të veçantë ku do të flasë për angazhimin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Dje Presidentin Thaçi është takuar me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Në takimin qe ka pasur me Macron, Thaçi është deklaruar se ka biseduar me Presidentin e Francës për mundësitë e arritjes së një marrëveshje të paqes me Serbinë.

(Kosova Sot Online)