Zhduket një vajzë në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë marrë një informacion se një vajzë e mitur ka ikur nga shtëpia.
Rasti është raportuar në polici rreth orës 17:00.
Prindi i të miturës ka njoftuar se vajza është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
“Me 11.11.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptare ka raportuar se vajza e tij femër K/Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, shkruhet në njoftim të policisë.
(Kosova Sot Online)