Burri nga Ferizaj e rreh gruan, e bën për spital

  • 12 November 2019 - 11:53
Burri nga Ferizaj e rreh gruan, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person në Ferizaj pasi që i njejti e kishte sulmuar bashkëshorten e tij.

Viktima ka paranuar tretman mjekësor, derisa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)