Pamje spektakolare nga ajri – Kosova vendi që duhet ta vizitoni

  • 12 November 2019 - 12:19
Pamje spektakolare nga ajri – Kosova vendi që duhet ta vizitoni

Një produksion i huaj ka publikuar një video me pamje të Kosovës dhe arsyet pse duhet vizituar.

Videoja është publikuar më 9 nëntor nga “Ashley Colburn Productions”, dhe është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Në këtë video, Kosova cilësohet si një vend me natyrë të bukur, ushqime të shijshme dhe njerëz të ngrohtë dhe miqësor.

“Kosova – vendi i ardhshëm që duhet ta vizitoni! Vendi është plot me natyrë të bukur, kuzhinë të shijshme, një kulturë të pasur dhe njerëz shumë të ngrohtë dhe miqësorë. Shijojeni këtë udhëtim nëpër Kosovë ”, është përshkrimi i videos së publikuar.

(Kosova Sot Online)