Vendimi i PZAP-së, këto parti janë ankuar në Gjykatën Supreme

  • 12 November 2019 - 15:06
Vendimi i PZAP-së, këto parti janë ankuar në Gjykatën Supreme

Katër parti politike janë drejtuar në Gjykatë Supreme, pas vendimit të PZAP-së, për votat nga Serbia dhe rinumërim të disa vendvotimeve.

Përveç, tre kandidatëve të VV-së, që kanë dorëzuar ankesë pasi që automatikisht mbesin jashtë ulëseve të Kuvendit, në Supreme janë drejtuar edhe LDK, Partia Turke e Kosovë si dhe Partia Liberale e Ashklinjëve.

 “Në Gjykatën Supreme deri më tani kemi pranuar 5 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike. Një nga deputetë të LDK-së, një nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), një nga deputetë të Partisë Liberale të Ashkalinjëve dhe dy nga deputetë të LVV-së (të gjitha këto janë ankesa individuale të deputetëve)”, bëhet e ditur.

Për këto ankesa, Gjykata Supreme do të vendosë brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

(Kosova Sot Online)