Thaçi i drejtohet Kurtit nga Parisi: Bllokuesit e dialogut s’do të përkëdhelen më nga ndërkombëtarët

  • 12 November 2019 - 15:36
Thaçi i drejtohet Kurtit nga Parisi: Bllokuesit e dialogut s’do të përkëdhelen më nga ndërkombëtarët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Paris me ndërmjetësim të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Zyra për media e presidentit të Kosovës, ka njoftuar për takimin që kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka pasur me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq, në Paris, me ndërmjetësim të presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Në këtë takim Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje që si rezultat do të ketë njohjen reciproke.

Thaçi përmes telefonit për Klan Kosova ka shprehur mirënjohjen ndaj Macron për iniciativën dhe angazhimin që të arrihet kjo marrëveshjes, sipas tij e domosdoshme për Paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Macron e kupton qartë nevojën e kësaj marrëveshje. Dialogu duhet të vazhdojë i pakushtëzuar. Bllokadat do të kenë adresë por që s’do të jenë të përkëdhelura nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

“Zotimi ishte që të vazhdohet procesi në suaza të kornizës së normalitetit”.

(Kosova Sot Online)