Mustafa takohet me administratorin e USAID-it

  • 12 November 2019 - 15:51
Mustafa takohet me administratorin e USAID-it

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Avdullah Hoti janë takuar me Administratorin e USAID-it, Mark Green, Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe Drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.

Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të LDK-së, Mustafa e falënderoi administratorin Green për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës përmes projekteve zhvillimore.

Po ashtu Mustafa shprehu mirënjohje për rolin e USAID-it në zhvillimin e Kosovës, forcimin e sistemit politik dhe atij të drejtësisë, nxitjen e një shoqërie civile dinamike dhe për zhvillimin ekonomik. 

Mustafa thuhet se ka biseduar edhe për projekte të cilat thellojnë bashkëpunimin me USAID-in, organizatë e cila promovon dhe demonstron vlera demokratike anembanë botës.

(Kosova Sot Online)