
Lexoni edhe:
Edi Rama konfirmon frikën nga Albin Kurti, e pengon dega e VV-së në Shqipëri
Dhimbja dhe lotët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi do të bëhen shumë shpejt, mallkimi dhe ndëshkimi mbi Edi Ramën dhe bandën e tij të pushtetit!
Kështu shkruan kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në lidhje me përplasjet e forta të kësaj të marte në zonën e Astirit midis banorëve protestues dhe forcave të policisë.
Në një reagim mbi situatën e krijuar sot me ardhjen e IKMT-së për prishjen e 33 objekteve në zonë, Kryemadhi thekson se ajo çka ngjau sot është një dhunë shtetërore e ushtruar në tejkalim të plotë të kompetencave dhe ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re. Kryemadhi shprehet se u jep fjalën banorëve të Astirit se kur opozita të vijë në pushtet, të gjithë ata do të dëmshpërblehen për banesat që po tenton t’ja prishë qeveria.
Edi Rama konfirmon frikën nga Albin Kurti, e pengon dega e VV-së në ShqipëriLexoni edhe:
REAGIMI I KRYETARES SË LSI:
“Dhuna shtetërore e ushtruar sot në mëngjes me të gjithë barbarinë antinjerëzore e në tejkalim të plotë të kompetencave të ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re, është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin, është prova e qartë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kriminale, për interes të të cilave nuk kursen as dhunën ndaj qytetarëve, ndaj grave e fëmijëve të pa mbrojtur, ndaj të moshuarve dhe gjithë të tjerëve pa dallim.
Është gjithashtu edhe treguesi më i qartë se e gjithë retorika e tij për “Drejtësinë e Re” është një mashtrim, pasi drejtësia atij i duhet për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin, ndërsa për qytetarët e pa mbrojtur dhe në nevojë ka zgjedhur dhunën dhe paligjshmërinë.
Po ndërkaq, skena e krimit, e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, parathotë fundin e tij të pashmangshëm, që do të jetë i njëjtë me fundin që meritojnë të gjithë ata që i kundërvihen popullit të tyre, të gjithë ata që u shërbejnë interesave të krimit në dëm të interesave kombëtare.
Dhimbja dhe lotët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi dhe e baballarëve të dhunuar në sy të fëmijëve, për të ushqyer metastazat kanceroze të korrupsionit dhe krimit të maxhorancës së votave të vjedhura nga bandat e krimit, do të bëhen shumë shpejt, mallkimi dhe ndëshkimi mbi Edi Ramën dhe bandën e tij të pushtetit!
Në solidaritet të plotë me banorët e Unazës së Re, ju jap fjalën e zemrës me gjithë dashurinë e nënës, por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!”.
(Kosova Sot Online)